Ademi në Stamboll, merr pjesë në samitin global për arsim
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi po merr pjesë në Samitin Global për Arsim i cili sot dhe nesër mbahet në Stamboll.

Samitin e hapi Kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa ministri i Arsimit Abdulkaqim Ademi në fjalimin e tij theksoi se është i domosdoshëm që arsimi vazhdimisht të modernizohet dhe të reformohet.
Që të jemi në hap me zhvillimin e mendimit shkencor, vazhdimisht punojmë në modernizimin e arsimit edhe atë në të gjitha fushat, në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë. Reformat në sistemin arsimor në Maqedoni u përgjigjen nevojave të tregut të punës, sepse sikur se çdo vend edhe ne kemi nevojë për arsim dhe kuadër profesional” theksoi Ademi .
Ai njëherit vur në dukje se në përgadidtje e sipër është Strategjia e re për periudhën 2016-2020. Sa i përket arsimit fillor, Ademi theksoi se nxënësit e shkollave fillore mësojnë sipas programit të Kembrixhit. Arsimi i mesëm është i obligueshëm, ndërsa dy projektet kapitale të cilat janë të dedikuara për studentët janë “Programi për pajisjen e laboratorëve të insitucioneve të larta arsimore dhe institucioneve shkencore publike” dhe “Përkthimi i 1000 titujve dhe librave profesional shkencor me të cilat mësohet në universitetet më të mira dhe më me renome në SHBA, ndërsa nga lëmia e drejtësisë në Francë dhe Gjermani”.
