Edrene, java kulturore e Maqedonisë dhe Turqisë
Traditat, vlerat kulturore, si dhe veprimtaritë artistike të Maqedonisë po promovohen nëpërmjet valleve, veshjeve, filmave artistik dhe dokumentarëve, në javën e kultures së Maqedonisë dhe Turqisë, në Edrene, i cili po organizohet, me qëllim të njohjes së kulturave të të dy vendeve....

"Ne jemi këtu përfaqsues të ministrisë së kulturës së Maqedonisë, dhe në bashkëpunim me festivalin ndërkombetar të Edrenes, organizojmë ditët e kulturës së Maqedonisë dhe gjithashtu këtu do të prezentojmë të arriturat tona, vlerat tona kulturore tradicionale por gjithashtu kreacionet në veprimtarinë e filmit në bashkëpunim me agjencionin për film dhe në bashkëpunim me ITKSH-në” – tha sekretari shtetëror nw ministrinw e Kulturws, Behixhudin Shehapi.
Ansamblet Karshijaka dhe Tanec ishin ato që zbukuruan skenën në Edrene, ku vallëzuan valle me motive kombtëtare.
“Te veshur me veshje tradicionale kulturore, valltaret e SHKA Karshijaka dhe Tanec, defilojne para publikut turk ne festivalin kulturor ne Edrene ku do prezentojne doket dhe traditat e Maqedonise, ata gjithashtu do te vallezojnë valle tradicionale kombetare”
Ndërsa nga ansambli Karshijaka informojnë se gjatë gjithë festivalit do të prezentohen kulturat e të gjitha trevave të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Me ansamblin Karshika përmes alles do të prezentoj vlerat artistike të shqiptarëve në R. E Maqedonisë. Pra ne do të përpiqemi, pasi që në reportuarin tonë kemi valle dhe motive të trevave të ndryshme, pikërisht sonte dhe ditët në vijim do të prezentojmë vlerat dhe motivet nga rajoni i Dibrës, Tetovës, Gostivarit, Shkupit në mënyrë që të gjihë të njihen me vlerat kulturore shqiptare” – tha Burhanetin Saliu.
Ndërsa nga autoritetet nga vendi nikoqir thanë se Turqia për momentin po përballet me një situtuatë të vështrë, dhe pjesmarrja në këtë festival në këto kohë të vështira për Turqinë është më e rëndësishme se kurrë më parë
“Për fat të keq në vendin tonë, po ndodhin gjëra të këqija dhe kundër të gjithë njerëzimit. Në kohën kur po ndodhin këto gjëra jonjerëzore, që kanë emrin terror, mes 2 vendeve në këto ditë të vështira, të organiohet diçka e tillë në aspektin kulturor është shumë me rëndësi, për atë shkak kam një falemderim të veçantë për mysafirët tanë nga Maqedonia” – tha organizatori, Murat Tufan.
Në Edrene u prezentua filmimet e Vëllezërve Manaki, të cilat i kanë xhiruar kulturat e trevave të Maqedonisë gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Në ditët në vazhdim, në Edrene do të ketë diskutime mbi temën e migrimit të shqiptarëve në Turqi dhe rolin e tyre në luftën e Çanakkalasë. Festivali është paraparë që të zgjasë deri më 28 mars. (Ersan Pajaziti, TVM2)
