Prezenca e shtuar e policisë, preventiv, Spasovski: Nuk ka as terroristë, as bastisje

26.03.2016 18:05

As terroristë dhe as bastisje nuk ka patur në rajonin e Kumanovës...

Prezenca e shtuar e policisë në zonën afër kufirit verrior është preventiv nga kriza me refugjatë dhe për të siguruar paqën dhe sigurinë e qytetarëve. Ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski tha se përveç dy zonave kufitare që janë shpallë zona krize, niveli i sigurisë është rritur për shkak të sulmeve terroriste në kryqytetet evropiane. Policia e shtuar do të jetë prezente në terren në kohë të pacaktuar.

“Me të vërtetë nuk do kisha dashur të mbillet frikë te banorët, pasi me të vërtetë nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Kemi bashkëpunim me banorët e kësaj ane. Më informoi edhe komisari i policisë për vizitë në vendbanime, biseda me qytetarët dhe nga ky aspect mendoj se të gjithë duhet të jenë të qetë, pasi MPB i ndërmerr të gjitha masat që nënkuptojnë përforcim të gjendjes së sigurisë në shtet” – tha ministri i punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.

Mirëpo, prezenca e shtuar e policisë ka krijuar huti te banorët e kësaj ane.

“Unë nuk e di për cfarë bëhet fjalë më sëpari. Mirëpo në kët komunën tonë është shumë keq edhe me dal pranvera. Sa herë që del pranvera nuk e lënë pa bërë ndonjë rrëmujë. Por kësaj here mendoj se nuk do të ndodh ajo që ndodhi vitin e kaluar”

“Situata momentalisht është e qetë, nuk ka vend për panikë. Këto vijnë sebep emigrantëve”.

“Po më duket se nuk ka problem tani. Policia po e kryen punën e vet. Nuk e dijmë për cfarë arsye. Popullat të mos shqetësohet se nuk ka problem” – thanë disa nga banorët e intervistuar.

Prezenca e shtuar e policisë në zonën afër kufirit verrior mes Kumanovës dhe Shkupit ndodh pas depërtimit ilegal të një grupi të refugjatëve nga Sërbia në territorin e Maqedonisë, tani kur ruta Ballkanike e refugjatëve është ndërprerë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)