Tërbohet” Jakimovski, Fton maqedonasit ta përzënë Vanhoten nga Maqedonia

26.03.2016 18:20

“Tërbohet” kreu i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, Stevçe Jakimovski, pas intervistës së ndërmjetësues belg Piter Vanhote për DojçeVele....

Ai e quan kurth të ndyrë misionin e ndërmjetësuesit belg, vetë Vanhoten e quan pjesë të shërbimeve të huaja dhe diplomat jonormal ndërsa bisedimet njëvjeçare për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës i cilëson si cirk.

“Si qytetarë mirënjohjen duhet t’ia shprehim duke e deklaruar “Persona non grata”. Nëse jemi maqedonas dhe nëse kemi integritet dhe nëse jemi vetja, ky njeri nuk duhet të jet më në Republikën e Maqedonisë. Pasi RM megjithatë është vend për politikan dhe diplomat më normal” – tha  kryetari i OQM “Grom”, Stevçe Jakimovski.

Kreu i Opsionit Qytetar për Maqedoninë “ Grom”, i afërt me partinë maqedonase në pushtet dhe kundërshtar i ashpër i opozitës maqedonase, vlerëson se Vanhote angazhohet që LSDM të vijë në pushtet. Sipas Jakimovskit, ndërmjetësi belg është i pasigurt në fitoren e LSDM-së në zgjedhjet e caktuara për në qershor, prandaj kërkon qeveri “ad hock”.  

“Prandaj ai kërkon alternativë të re. Kërkon qeveri “ad hock” me mandat më së paku 2-3 vjet, derisa LSDM nuk e rrit pak “rejtingun” dhe, besoni ose jo, ai kërkon intervenim ndërkombëtar në shtet sovran dhe të pavarur, në Republikën e Maqedonisë” – deklaroi kryetari i OQM “Grom”, Stevçe Jakimovski.

Jakimovski duke iu referuar qëndrimit të tij të para një viti, përsëriti se shërbimet e huaja përpiqen të vënë një pushtet kuinslingu në RM, përmes kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili duhet t’u shërbejë interesave të huaj, të ndryshojën emrin shtetit dhe të rishqyrtojë historinë e maqedonasve.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)