Malësia e Tetovës, mbeturinat do ti grumbullojë NPK Tetovë

26.03.2016 19:12

Ashtu siç u paralajmërua muaj më parë, se fshatrat e malësisë së Tetovës do të inkuadrohen në sistemin e mbledhjes së mbeturinave nga ana e NPK Tetovë Tetova, ashtu edhe ndodhi....

Prej 21 marsit  përfundimisht banorët e Sellcës  dhe Llacës tani do të kenë edhe vend  të caktuar se ku do të hedhen mbeturinat. Kjo do të ngrit nivelin e pastërtisë nëpër gjitha fshatrat e Malësisë se Tetovës  thonë banorët, por ata nuk janë të kënaqur me çmimin prej 300 dinarësh që duhet të paguajnë për këtë shërbim.

“I Shtrenjtë, i shtrenjtë është se popullata pa punë janë sepse këtu 90 % janë pa punë , ne e përkrahim por çmimi është tepër i lart”.

“Është shtrenjtë se për arsye nuk kanë punë të sigurt me mëditje e punë sociale nuk arrihet kjo të paguhet”.

“Është pakë tepër po skami çka me be skami tjetër zgjidhje” – thanë disa nga banorët e intervistuar nga TVM2.

“Ne jemi munduar që të shkojmë të arrimë një marrëveshje se çmimi me të vërtet është tepër i lartë për malësinë është shumë i lartë 300 dinar, uljen e çmimit nëse hi në sistem gjithë malësia uljen e çmimit” – tha kryetari i Bashkësisë lokale në fsh. Shipkovicë, Zeqirja Qazimi.

I pyetur për çmim e lartë që duhet të paguajnë qytetarët për këtë shërbim, drejtori i NPK Tetova Xhelal Ceka,  u shpreh së është vendim nga këshilli komunal dhe është i njëjti çmim sikur kanë edhe fshatrat tjerë, që janë më afër Tetovës.

“Gjithçka në këtë tremujor që janë bërë në malësinë e Tetovës mbeturinat janë marrë  falas . çmim që ka sjell këshilli komunal është çmim unik që kanë edhe fshatrat Poroj, Xhepcisht ,Saracin 300 dinar  dhe shpresoj që edhe qytetarët të kenë mirëkuptim” – deklaroi drejtori i NPK Tetova,  Xhelal Ceka.

Ceka sqaron se Duke përfshirë rrugën që çon në Kodrën e Diellit, Shipkovicë , Gajrje, Rasadisht dhe Lisec ka tre muaj i janë inkuadruar në sistem.

Duke filluar që nga 21 marsi janë dërguar kontinjer në fshatin Llacë dhe Sellcë dhe këto fshatra janë futur nën sistem, ndërsa javën që vjen pritet të inkuadrohen nën sistem edhe fshatrat Bozovcë dhe Veshallë. (Visar Sadiki, TVM2)