KSHZ, të dielën fillon kontrolli në terren
Komisioni Shterorë i Zgjedhjeve po vazhdon me trajnimin e anketuesve të cilët të dielën pritet të fillojnë me inspektimin e të dhënave të 89.383 personave për të cilët ky organ vendosi se duhet të kontaktohen në terren....

Në këtë operacion KSHZ do të angazhojë gjithsej 604 anketues që nënkupton për 230 anketues më shumë se sa i paralajmëruan fillimisht ndërsa varësisht nga nevoja në terren siç pohojnë në KSHZ numri i anketuesve do të rritet.
KSHZ ka nxjerrë edhe numrin e saktë të personave që do të inspektohen veç e veç nëpër komuna,ndërkaq inspektimit në terren dhe administrativ do t’i nënshtrohen edhe vërejtjet e qytetarëve njoftojnë në KSHZ.
“Ne kemi pranuar mbi 6 mijë vërejtje të kësaj natyre me të cilat ne i kemi dedektuar. I kemi inkorporuar këto edhe në çështjen e daljes në teren, çështjes së verifikimit administrativ dhe shum shpejt do të kemi edhe epilog të gjithë kësaj e cila neve na ndihmon, për të ardhur në një realitet të mundshëm të cilin dëshirojmë ta kemi, një listë të zgjedhsve të saktë të përpunuar dhe të pastruar” – tha anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
KSHZ merret me pastrimin e regjistrit zgjedhorë sipas metodologjisë së miratuar ndërsa në të do të ndodhet çdo shtetas që posedon pasaportë dhe letërnjoftim biometrik të rregullt, pavarësisht ku jeton deklaron Jakupi.
“Të gjithë ata persona të cilët nuk janë në bazën e të dhënave të institucioneve tjera por janë vetëm në bazën e MPB-së apo të KSHZ-së ne njëkohësisht edhe për ato persona bëjmë kontrollë se a janë të lindur këtu a posedojnë pasaporta, letërnjoftime biometrike. Me të gjithë ato që na dalin se ata mund tëjenë jashtë vendit kjo çështje nuk na intereson neve shum pëshkak se çdo qytetarë i cili është shtetas i R.M-së dhe ka mbi 18 vjet dhe njëkohësisht posedon pasaportë dhe letënjoftim biometrik ka të drejtë që të jetë në listen e zgjedhësve” – deklaroi anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë sipas ligjit atje ku ata do të ndodhen në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve, nënvizon Jakupi. (Naim Ramadani, TVM2)
