Brazili dhe Uruguai ndahen baraz me shumë gola

26.03.2016 20:06

Brazili dhe Uruguai kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen kualifikuese të zhvilluar në Arena Pernambuco të Recifes...

Rreth 45 mijë tifozë ishin në stadium për të përcjellë super duelin e kombëtareve latine, ku protagonistë sigurisht se ishin Luis Suarez dhe Neymar, superyjet e Barcelonës.

Brazili e filloi takimin në mënyrë bombastike, kur Douglas Costa shënoi në minutën e parë për 1-0 me ndihmë të Willian. Në minutën e 26-të ishte Augusto ai që realizoi për 2-0 dhe epërsinë e madhe të brazilit.

Por, vetëm pak minuta më vonë u shfaq në skenë Cavani (31′), i cili shkurtoi epërsinë për 2-1 me asist të Suarezit. Me të fitulluar pjesa e dytë ishte Luis Suarez ai që barazoi në 2-2, rezultat që mbeti deri në fund (48′).

Me këtë barazim lider në Grupin e skuadrave të Amerikës Latine për kualifikim në Botëror mbetet Ekuadori me 13 pikë, përcjellë nga Uruguai me 10 pikë, e Brazili me 8 pikë, po aq sa ka Argjentina.