Paraqitje dinjitoze, Shqipëria humb 2-1 nga Austria
Përfaqësuesja futbollistike e Shqipërisë, në takimin e parë miqësor për këtë vit historik të futbollit shqiptarë, regjistroi humbje, duke pësuar nga Austria me rezultatin e ngushtë prej 2-1...

Në Ernst Hapel gjithçka nisi në mënyrë të keqe për përfaqësuesen e Shqipërisë, me ç`rast të përzgjedhurit e Gianni de Biassit, e gjetën vetën në dizavantazh prej 2-0, pas vetëm 13 minutash lojë.
Gjithçka nisi në minutën e gjashtë të takimit, kur vendasit avancuan me 1-0, përmes golit të shënuar nga Marko Janko. Shqipëria, nuk e morri vetën as pas këtij goli dhe shtatë minuta më vonë, kuqezinjët veq më ishin me ngecje prej 2-0.
Kësaj rradhe, ishte mesfushori I vendasve Harnik, me assist të portierit të tij Almer dhe fal gabimit të mbrojtjes së Shqipërisë, që dërgoi për herë të dytë topin në rrjetën e Etrit Berishës.
Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri I kuqezinjëve De Biassi bëri disa zëvendësime, ndërsa dy minuta nga fillimi I këtij fraksioni, erdhi goli I shpresës për Shqipërinë.
Ermir Lenjani depërtoi për mrekulli në zonën e vendasve dhe me një super gjuajtje, dërgoi topin në rrjetën e vendasve, për golin e tij të dytë në fanellën kuqezi.
Pas kësaj, të dyja ekipet kishin disa gjysëm raste, Shqipëria luajti në nivel dhe shumë më mirë se sa në pjesën e parë, por pa konkretizim, ndërsa nga minutat e mbetura vlen të ceket vetëm edhe kartoni I kuq I Ergys Kaçes, shkaku I dy të verdhëve, që e la Shqipërinë me dhjetë futbollist në fushë, nga minuta e 78-të.
Ndryshe Shqipëria, fazën përgatitore para pjesëmarrjes historike në EURO 2016, do ta vazhdoj të martën, me ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, të cilën njëashtu do ta zhvilloj në cilësinë e mysafirit. (Mustafa Ademi,TVM2)
