Althauzer, kualiteti i zgjedhjeve më i rëndësishëm se data

27.03.2016 12:28

Kualiteti i zgjedhjeve është më me rëndësi se data e mabjtjes së tyre, ka deklaruar sërish ambasadorja gjermane në Shkup, Kristine Althauzer në intervistën javore për “Evropën e Lirë”...

Sipas asjë nuk edhe shum kohë ndërsa ka ende shum punë për zgjedhje kredibile. Të filloj me konstatim koha është e shkrutër, ka edhe më pak se tre muaj, ka edhe shum punë për tu kryer.

Komisioni Shtetërorë i zgjedhjeve duhet të mbështetet nga të gjitha institucionet, që ta përfundojë punën në kohë.

Kryqëzimi i të dhënave është bërë, janë dakorduar kontrollet në teren nga komisioni, tani puna kyçe mbetet implementimi.

Më pas menjëherë është e nevojshme metodologji e qartë se sit ë largohet ajo që në mënyrë jolegjitime është përfshirë në regjistrin zgjehdorë. Të rrumbullaksojë, duhet edhe shum punë, thekson ambasadorja gjermane në Shkup Kristine Althauzer. 

Ajo njëherit thekson se atë që e ka deklaruar komesari Han, ndërsa Gjermania e mbështet në tërësi atë qëndrim, është se kualiteti i zgjedhjeve është më i rëndësishëm se sa data, dhe kualiteti do të matet në bazë të kritereve që u theksuan në letrën e përbashkët të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve dërguar kryeminsitrit, që daton nga 19 shkurti i këtij viti.

Poashtu ambasadorja gjermane thekson se kriza politike po dëmton edhe ekonominë e Maqedonisë.