Siri, forcat siriane mposhtin ISIS-in në Palmira
27.03.2016 12:51
Forcat qeveritare të Sirisë kanë rimarrë kontrollin e qytetit historik të Palmirës...

Televizioni shtetëror ka njoftuar sot se ushtria dhe milicitë aleate kanë nën kontroll të plotë Palmirën.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se pjesa më e madhe e luftëtarëve të grupit militant Shtetit Islamik janë tërhequr jashtë.
Palmira, e njohur botërisht për rrënojat e saj nga epoka romake, ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në muajin maj.
Ekstremistët më pas kanë demoluar disa monumunete. Rikthimi i Palmirës shënon fitore të madhe për qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Damasku në këtë betejë është ndihmuar në masë të madhe nga sulmet ajrore ruse.
