Papa, errësira e frika mos të na shpërqëndrojnë

27.03.2016 13:35

Besimtarët katolik në mbarë botën sot festojnë Pashkët...

Po festohet edhe nga katolikët në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa Papa Françesku në mesazhin e tij për Festën e Pashkëve, u ka bërë thirrje të krishterëve të mbar botës që të mos lejojnë që frika dhe pesimizmi t’i “burgosin” ata.

“Të mos lejojmë që errësira dhe frika të na shpërqëndrojnë dhe të na kontrollojnë zemrat tona”, ka thënë Papa të shtunën në mbrëmje.

“Sot është festa e shpresës sonë. Ajo është shumë e nevojshme sot”, ka thënë ai.

Të premten, Papa Françesku ka dënuar sulmet terroriste në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë 31 persona dhe të plagosur rreth 300 të tjerë.

Terorizmi pritet të prekt edhe në mesazhin e tij tradicional “Urbi et Orbi”, që do ta adresojë sot nga selia e shenjtë në Vatikan. Raportohet se shumë pelegrinë kanë anuluar udhëtimin e planifikuar në Vatikan, nga frika për sigurinë.