Shkup, gara për fëmijët me sindromin daun

27.03.2016 14:21

Në parkun e qytetitnë Shkup u organizua sot gara për fëmijët me sindromën Daun...

Organizatorët thonë se qëllimi i këti aktiviteti është ngritja e vetëdijes për personat që janë me sindromën Daun si dhe përfshirja e tyre e barabartë në aktivitete sportive.

Për pjesëmarrje në garë secili person duhej të bëjë një donacion prej 150 denarësh, ndërsa për personat me sindromën Daun, pjesëmarrja ishte falas.

“Mjetet e grumbulluara nga gara do të shfrytëzohen për trajnim njëvjeçar të fëmijëve, marrjen me qira të një salle, sigurimin rekuizitave, sigurim të personave kompetent që do të punojnë me ta dhe organizimin e seminarve për fëmijët dhe prindërit e tyre. Këtë vit është për herë të parë por të shpresojmë se do të shndërrohet në traditë dhe në të ardhmen do të organizojmë për çdo vit”, deklaroi Biljana Kuzmanovska, organizatore e garës.

Përveç vrapimit, u organizuan edhe gara në basketboll, futboll dhe lojra tjera. Njëherit të gjithë fëmijët me sindromën Daun u shpërblyen me nga një medalje dhe dhurata të ndryshme.