Althauser demanton Gruevskin, cilësia e zgjedhjeve më e rëndësishme se data
Gjemania nuk mbështet mbajtjen e zgjedhjeve pa u plotësuar kriteret e shënuara në letrën e përbashkët të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve...

Gjemania nuk mbështet mbajtjen e zgjedhjeve pa u plotësuar kriteret e shënuara në letrën e përbashkët të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve dërguar kryeminsitrit për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, më 19 shkurt.
Ambasadorja gjermane në vend Kristine Althauzer ka përgënjeshtruar kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili pat deklaruar se faktori ndërkombëtar i ka garantuar se nuk do të bëj vlerëimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhje më pesë qershor.
“Atë që e ka deklaruar komesari Han, ndërsa Gjermania e mbështet në tërësi atë qëndrim, është se cilësia e zgjedhjeve është më e rëndësishëm se sa data, dhe cilësia do të matet në bazë të kritereve që u theksuan në letrën e përbashkët të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve dërguar kryeminsitrit, që daton nga 19 shkurti i këtij viti. Ne do të vazhdojmë të adresojmë problemet që do të detektojmë, edhe në takime private edhe në opinion, deri sa procesi të jetë pozitiv dhe deri atëherë kur të konsiderojmë se për mbikqyrje të mëtejshme të procesit” – tha ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Kristine Althauzer.
Koha është e shkrutër deri në zgjedhje, ndërkohë ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë, konstaton Althauzer. Për këtë shkak, Komisioni Shtetërorë i zgjedhjeve duhet të mbështetet nga të gjitha institucionet, thekson ambasadorja gjermane. Gjermania kërkon mbështetje dhe bashkëpunim intenziv të institucioneve edhe me Prokurorinë Publike Speciale, institucion i ngritur me Marrëveshjen e Përzhinës dhe konsensus politik mes katër partive.
“Ka marrëveshje për këtë dhe kuptohet se duhet bashkëpunim intenziv për nevojat e ekipit. Prokurorja speciale ngriti akuza kundër figurave të larta politike për krim që ka të bëjë me zgjedhjet. Deklaratat e fundit të prokurores speciale lënë të kuptohet se do të ngriten akuza të tjera” – tha ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Kristine Althauzer.
Althauzer thekson se sundimi i shtetit ligjor është themel i demokracisë funksionale, njësoj siç është edhe ndarja e pushtetit gjyqsor nga ai ekzekutiv.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për interpretim më të gjerë për faljen, përfshi edhe pertsonat e akuzuar dhe dënuar për krim që ka të bëjë me zgjedhjet, hap më shumë çështje thotë ambasadorja gjermane, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se përshëndesin deklaratën publike të presidentit Ivanov se nuk ka në plan të fal për vepra kriminale që kanë të bëjnë me zgjedhjet. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
