Arsim, gabime të shumta në tekstet shkollore në shqip
Në pjesën dërrmuese të teksteve shkollore në gjuhën shqipe hasen gabime të cilat janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga gabimet drejtshkrimore, përdorimi i terminologjisë sllave e deri tek mungesa e kuptimit logjik të fjalive të tëra thonë mësimdhënësit...

Prandaj mësimdhënësit thonë se jo vetëm nxënësit, por dhe vetë arsimtarët në të shumtën e rasteve e kanë të vështirë tia japin kuptimin logjik një fjalie, sidomos në lëndën e matematikës aq më tepër kur bëhet fjalë për përkufizime dhe definicione të sakta.
“Librat janë me mjaftë gabime edhe kur flitet edhe për lëndën e matematikës ka mjaftë gabime. Sidomos në përkufizimet e koncepteve të ndryshme që ndodh edhe unë ndonjëher mos ti kuptoj e mos të flasim për nxënësit. Mandej disa terma që i kemi përdor me herët kanë qenë ndryshe tash i kanë emëru ndryshe” – tha mësuesja Ganimete Saliu.
Mësimëdhënësit sërish theksojnë se deri më tani lidhur me ketë problematikë e cila ju pengon gjatë procesit të mësimit, kanë bërë disa herë kërkesa për përmisimin gabimeve por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.
“Kërkësat tona cdo ditë po degjohen cdo ditë po i themi këto gjëra por asgjë nuk po ndërmiret edhe ne jemi lodhur sepse nuk ka asnjëfar përmisimi” – tha mësuesja Ganimete Saliu.
Edhe pse ministria e Arsimit tash më ka formuar komision për shqyrtimin e teksteve shkollore, deri më tani akoma nuk kanë arritur që gabimet ti përmisojnë deri në fund. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
