KSHZ, nesër fillon me kontrollin e votuesve në teren
KSHZ nesër fillon me kontrollin e votuesve në teren. Kryetari i këtij komisioni Aleksanda Çiçakovski bëri të ditur se matrialet për kryerjen e anketimit janë dërguar te njësitë rajonale të KSHZ-së, dhe prej nesër mund të fillojë kontrolli në teren...

“Trajnimi për anketuesit është kryer, instruksionet janë dhënë gjat ditës presim tu ndahet tër matriali anketuesve dhe prej nesër herët në mëngjes të dilet me kontrollet në teren.
Gjithça është gati edhe për kontrollin në teren në komunat Qendrë dhe Aerodrom, ku janë evidentuar rreth 6700 raste kontestuese” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski.
“Në teritorin e Komunës Qendrë dhe Aerodrom, ka gjithsejt rreth 6 mijë e 700 regjistrime kontestuese që duhet kontrolluar” – tha Bojana Gerasova, Udhëheqëse e njësisë rajonale Qendër.
Edhe partite politike kanë dorëzuar listat e mbykqyrësve të tyre të këtijë procesi.
“Dje kemi marr listat e partive politike LSDM, VMRO dhe PDSH, prsim edhe BDI sot ti dorëzojë listat e saja”- deklaroi Rexhep Prekopuca, Kryetar i KSHZ-së.
Kryetari i KSHZ-së, Çiçakovski njëherit theksoi se Komisoni po bën përpjekje maksimale për ruajtjen e afateve ligjore. Sa i përket asaj se si është e mundur që CD-të me të dhënat e regjistrit zgjedhorë po shëtiten nëpër shtabet partiake, kreu i KSHZ-së tha se ato u janë dhënë anëtarëve të KSHZ-së, që la të kuptohet se ata i kanë dorëzuar në shtabet partiake.
Ndërsa për 124 mijë votuesit që paraqiten si kontestues lidhur me atë se a janë me punë të përkohëshme jasht vendit, KSHZ ka sjellur vendim tha Çiçakovski, duke shtuar s epo bëhen edhe konsultime shtesë që të shihet se si do të veprohet lidhur me këto qytetarë të vendit. (Naim Sinani, TVM2)
