Banka Popullore, në Shkurt janë rritur kreditë në denarë
Sipas Bankes Popullore bankat kanë aporovuar me shumë kredi per firmat dhe qytetaret ne krahasim me muajt e kaluar...

Të dhënat më të reja të Bankës Popullore për kreditim tregojnë ritje të ekspozimit kreditor gjatë muajit Shkurt, respektivisht duke përfshirë edhe muajin Shkurt, ekspozimi kreditor i bankave në pergjithësi arrin vlerën prej 4.51 milijard euro ose për 23.6 milion euro me shumë ne krahasim me muajin Janar.
Sipas Bankes Popullore bankat kanë aporovuar me shumë kredi per firmat dhe qytetaret ne krahasim me muajt e kaluar.
Ekspozimi Kreditore
Shkurt 4 515 040 650 euro
Janar 4 491 365 853 euro
Sipas te dhënave të Bankës Popullore gjatë muajit Shkurt ka ritje te kredive me denarë, ndërsa tek kredite me valutë të jashtme është regjistruar zvogelim i ekspozimit kreditorë. Ritje të aktiviteteve kreditore ka edhe në pjesën e amvisrive dhe në sektorin privat.
Ne fundin e muajit te dytë borxhi i ndermarjeve private dhe publike arin 2.51 milijard euro dhe vetëm për një muaj ritet për 9.1 milion euro.
Ekspozimi kreditore i personave civil arin vleren prej 1.98 milijard euro dhe shënon ritje ne nivel mujorë.
Ekspozimi kreditorë I populates.
Shkurt 1 985 008 130 euro
Janar 1 969 756 097 euro
Ne nivel mujorë eshte zvogëluar edhe Bilanci i kredive të dyshimta dhe problematike per rreth 3 milion euro që në muajin Shkurt mbante vleren prej 487 milion euro. (Besim Abdullahu, TVM2)
