Anglia përmbys dhe fiton Gjermaninë
Anglezët kanë thënë gjithmonë që futbolli zgjat 90 minuta dhe në fund fiton Gjermania..

Anglezët kanë thënë gjithmonë që futbolli zgjat 90 minuta dhe në fund fiton Gjermania, por këtë herë në Berlin fitoren e mori Anglia, pikërisht duke zbatuar shprehjen e tyre të famshme mbi gjermanët, me Dier që me golin e minutës së 91-të, vulosi një sukses spektakolar të Anglisë në “Olimpiastadion”. Sfida ishte spektakolare, e denjë për dy emra të mëdhenj dhe pse goli vonoi disi në fakt, pasi erdhi vetëm në minutën e 43-të me Toni Kroos.
Fillimi i pjesës së dytë u duk sikur i dha më shumë besim Gjermanisë, që shënoi dhe të dytin me anë të Mario Gomezit, të cilit në pjesën e parë i ishte anulluar dhe një gol. Gjermania ka qenë gjithmonë skuadra që nuk dorëzohej kurrë, por këtë herë këtë rol e bëri Anglia, që në të 61-tën shkurtoi diferencën me sulmuesin e Tottenham, Kane.
Gjithsesi perlën e mbrëmjes e dhuroi sulmuesi i momentit në Angli, Jamie Vardy, që me një goditje me takë mposhti në mënyrë spektakolare Manuel Neuer. Anglia që në pjesën e dytë dhuroi një futboll të jashtëzakonshëm, në të 91-tën befasoi Gjermanië me një gol me kokë të Dier, që realizoi një përmbysje të madhe për kombëtaren e “Tre Luanëve”, që treguan se në Europian mund të jetë një prej favoriteve ndërsa Gjermania, ashtu si dhe në eliminatore vazhdon të shfaqë shumë luhatje në lojën e saj.
