Idomeni, shpresa të rrejshme për refugjatët

27.03.2016 18:34

Informacionet e rrejshme për hapjen e kufirit Maqedoni-Greqi kanë shkaktuar tensione dhe kaos në mesin e refugjatëvce në Idomeni....

Madje mijëra emigrantë janë nisur nga Selaniku i Greqisë drejt Idomenit pas informacionit të rrejshëm se kufiri do të hapet.

MPB ka njoftuar se po bëhen lojëra të rrezikshme me emigrantët, të cilët janë lodhur nga kushtet e këqija në të cilat po jetojnë në kampe të Idomenit.

Dyshohet se ky alarm është bërë për tu përgatitur kalimi ilegal i emigrantëv përmes pjesëve tjera të pambrojtura në vijën kufitare në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Policia greke e cila prej mbrëm kishte informacione se mund të përgaditet një revolt e re , po mundohet ta qetsojë situatën, ndërsa për këtë gjendje e ka njoftuar edhe policinë e Maqedonisë.