Todorov, punkt të ndihmës së shpejtë në Saraj dhe Çuçer

27.03.2016 19:42

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov vizitoi sot qendrën e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Poliklinikën "Bukuresht" të Shkupit...

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov vizitoi  sot qendrën e Ndihmës së shpejtë mjekësore në Poliklinikën "Bukuresht" të Shkupit, ku premtoi  më shumë ekipe mjekësore, automjete dhe rroga më të mëdha për mjekët e ndihmës së shpejtë.

"Prej këtij muaji Ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup ka ekipe të reja, si dhe rrogë më të lartë për mjekët, ndërsa në rrjedhë është edhe furnizimi i 12 automjeteve të reja. Hapja e atij tenderi është më 5 prill dhe presim deri në fund të korrikut të kemi automjete të reja për Ndihmën e shpejtë mjekësore", deklaroi Minsitri Todorov.

Me këtë sipas tij Ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup do të ketë numër dyfish më të madh të ekipeve dhe dyfish më shumë automjete, rrogë më të lartë për mjekët dhe mundësi të mjekëve për specializim.

Ai paralajmëroi edhe hapjen e punkteve të reja të ndihmës së shpejtë në Saraj dhe Çuçer-Sandevë.