Shpërthim në një park në Pakistan , 50 të vdekur, 200 të lënduar
Të paktën 50 persona u vranë dhe rreth 200 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin pakistanez të Lahores...

Shpërthimi ndodhi në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku ishin mbledhur shumë njerëz për të kaluar pasditen e së dielës.
Një prej zyrtarë të policisë lokale tha se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Policia pakistaneze tha se hetimet paraprake kanë ngritur dyshime për një sulm kamikaz, ndërsa ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Mediat vendase raportojnë se objektiv i sulmeve ishin familjet e krishtera të mbledhura në park për të festuar Pashkët, por kjo nuk konfirmohet nga autoritetet. Të gjitha spitalet e mëdha të zonës janë në gjendje emergjence për t’u përballur me pasoja e shpërthimit që ndodhi në hyrje të parkur Gulshan-e-Iqbal, në një zonë që zakonisht shërben si parking për makinat.
Dëshmitarë okularë treguan për panikun që pushtoi turmën pas shpërthimit dhe njerëzit që shkelin mbi njëri tjetrin për t’ia mbathur. Rrëfimet janë horror. Shumë pjesë të trupave të viktimave u shpërndanë në park. Lahore është kryeqyteti i provincës Punjab, më i madh dhe më i pasuri i Pakistanit dhe fuqia politike e kryeministrit Naëaz Sharif.
Punjabi është gjithashtu edhe baza e fuqisë politike të kryeministrit aktual Sharif. Vitet e fundit, Pakistani është përballur me sulme të shpeshta terroriste të kryera nga talebanët, por nuk mungojnë as konfliktet fetare.
