Maqedoni
Stërvitje e përbashkët e njësiteve për detyra speciale dhe sistemim të shpejtë
28.03.2016 09:24
Në QS "Boris Trajkovski" në Shkup sot Njësiti për detyra speciale dhe Njësiti për sistemim të shpejtë...

Në QS "Boris Trajkovski" në Shkup sot Njësiti për detyra speciale dhe Njësiti për sistemim të shpejtë, të cilët janë në përbërje të Byrosë për siguri publike pranë MPB-së, do të realizojnë stërvitje të përbashkët, e cila pason pas trajnim stërvitjes dhjetëditore me instruktorë nga Komanda speciale operative e SHBA-së në Evropë (US SOCEUR).
Qëllimi i stërvitjes, njoftoi MPB-ja, është ngritja e gatishmërisë së njësiteve speciale në fokus të planifikimit të operacioneve, qitje precize dhe aksione në mjedise urbane.
MPB-ja i njofton qytetarët se për shkak të aktiviteteve të lidhura me stërvitjen, për qarkullim do të jenë të mbyllura një pjesë e rrugëve drejt QS "Boris Trajkovski".
Në stërvitjen, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i BSP-së, Gorançe Savovski./Mia
