Maqedoni

Qendër e re ditore për persona të moshuar në Saraj

28.03.2016 10:19

Qendra e re ditore për persona të moshuar të Kryqit të Kuq e Qytetit të Shkupit do të hapet në shkollën fillore "Dituria" në Saraj...

Kjo është qendra e tretë ditore në kuadër të aktiviteteve të servisit social "Qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake". Përmes saj 150 persona të moshuar dhe të pamundur vizitohen në kushte të shtëpisë nga ana e 12 vullnetarëve dhe pesë infermiereve të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
 
Në manifestim, siç është paralajmëruar, do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim mes Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Shoqatës së pensionistëve nga Saraji dhe SHF "Dituria", ndërsa fjalim do të mbajë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq i Maqedonisë Sait Saiti, drejtori i kompanisë "Dauti", kryetari i komunës së Sarajit dhe kryetari i Shoqatës së pensionistëve nga Saraji.
 
I tërë projekti është i mbështetur nga Qyteti i Shkupit, Fondacioni Dauti, EVN Maqedonia dhe Kryqi i Kuq i Austrisë./Mia