Maqedoni
KShZ: Fillon kontrolli në terren
28.03.2016 11:40
Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot duhet të fillojë me kontrolle në terren të 89.383 regjistrimeve kontestuese në Listën zgjedhore...

Materialet për anketim të qytetarëve, siç njoftoi dje kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çicakovski, tashmë janë dorëzuar në repartet rajonale të Komisionit. Kontrollin në terren do ta kryejnë anketues të KShZ-së për të cilët kishte trajnime. Ata do t'i vizitojnë qytetarët në adresa të shtëpive.
Përderisa nuk gjenden në shtëpi, anketuesit do t'i vizitojnë edhe një herë, po nëse edhe atëherë nuk gjenden, qytetarëve do t'iu dërgohet njoftim për të ardhur në repartin rajonal të KShZ-së.
