Botë

Moldavët me marsh, thirrje për bashkim me Rumaninë

28.03.2016 11:43

Mijëra qytetarë të Moldavisë morën pjesë në marshin nëpër kryeqytetin Kishinjev, duke bërë thirrje për bashkim me Rumaninë...

Mijëra qytetarë të Moldavisë morën pjesë në marshin nëpër kryeqytetin Kishinjev, duke bërë thirrje për bashkim me Rumaninë, gjegjësisht për ripërtërirje të unionit, i cili ka zgjatur nga viti 1918 deri në vitin 1940.
 
Moldavët gjatë marshit brohoritnin "Unitet!" dhe kërkuan që të mundësohet bashkim i sërishëm. Demonstruesit, mes të tjerash, kërkuan qasje më të lehtë deri te shtetësia rumune, duke u bërë thirrje autoriteteve të dy vendeve të realizojnë bashkim. 
 
Moldavia deri në vitin 1991 ishte në përbërje të Bashkimit Sovjetik, kur, pas rrëzimit të tij, shpalli pavarësi. Sondazhet tregojnë se një e treta e qytetarëve të Moldavisë dëshirojnë bashkim me Rumaninë.