Botë
Keri: Evropa urgjentisht t'i pengojë sulmet
28.03.2016 11:55
Evropa po ballafaqohet që në një situatë urgjente të pengojë sulmet e reja të ekstremistëve pas atyre në Bruksel...

Evropa po ballafaqohet që në një situatë urgjente të pengojë sulmet e reja të ekstremistëve pas atyre në Bruksel, ku në sulmet e kamikazëve të ‘Shtetit Islamik” humbën jetën 31 persona, ndërsa 340 u plagosën, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri.
Keri theksoi se sulmet më të reja tregojnë se xhihadistët janë edhe më tej rrezik serioz edhe jashtë vendeve, të përfshira me luftëra.
"ShBA kërkon verifikime shtesë dhe tashmë një kohë të gjatë bashkëpunon me autoritetet belge, duke tentuar që të plotësohen boshllëqet, për të cilat jemi të ndërgjegjshëm se ekzistojnë", tha Keri.
