Botë

Në varrin e Shekspirit mungon kafka

28.03.2016 13:45

Ka shumë gjasa që kafka e Shekspirit të mos jetë në varrin e tij. Në këtë konkluzion kanë arritur arkeologët duke konfirmuar në një farë mënyre thashethemet e grabitjes së varreve...

400 vjet pas vdekjes së tij, dhe varrosjes në kishën e Holy Trinity në Stratford-upon-Avon, në qendër të Anglisë, disa arkeologë u lejuan të skanojnë varrin e dramaturgut të madh
Por në terrenin poshtë dyshemesë së kishës, ku mendohej se duhej të ishte kafka kanë gjetur shenja të ndërhyrjes.
 
“Dimë një histori sipas të cilës dikush ka marrë kafkën e Sheksipirit" thotë arkeologu Kevin Colls nga Universiteti Staffordshire për Reuters. 
 
Në vijim të përpjekjeve për të gjetur kafkën, ekipi i arkeologëve nuk ka ngurruar të hetojë edhe gojëdhënat, dhe ka kërkuar edhe në kriptën e një kishe 24 km larg ku thuhej se fshihej, por analiza e kafkës treguan se i përkiste një gruaje rreth 70-tave.
 
Historia e zhdukjes së kafkës së Shekspirit e ka zanafillën në revistën Argosy më 1879, ku disa gjuetarë të mistershëm trofesh, që nuk ndaleshin para asgjëje akuzoheshin dhe për vjedhjen e varreve./Oranews