Maqedoni
Ademi në Turqi, sigurohen projekte për UEJL-në dhe shkollat e Tetovës
28.03.2016 14:17
Në kuadër të Samitit Global për Arsim në Stamboll, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi realizoi takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci...

Ministri Ademi falënderoi ministrin turk për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Qeveria e Turqisë jep për arsimin në Republikën e Maqedonisë, në veçanti në përmirësimin e infrastrukturës së arsimit në disa shkolla. Investimet që realizohen nëpërmjet TIKA janë investime që përmisojnë kushtet dhe përputhen me prioritet e MASH-it.
Ministri Ademi shprehu interesim për projektet që realizohen në sferën e arsimit në Turqi, siç është projekti për modernizimin e arsimit dhe aplikimin e teknologjisë së informatikës në arsim.
Në kuadër të këtyre takimeve ministri Ademi siguroi dy projekte të rëndësishme për nevojat e arsimit dhe shkollave, edhe atë pajisjen e një laboratori në kuadër të UEJL në Tetovë për teknologjinë 3D dhe 100 tabela të mençura (Smart Board) për shkollat e Komunës së Tetovës.
Ministri turk I arsimit shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks në sferën e arsimit, ku njoftoi se në kuadër të Ambasadës së Turqisë në Shkup do të ketë edhe Atashe për arsim që do të jetë edhe një urë lidhëse në mes dy ministrive dhe dy vendeve.
Ministri Ademi realizoi gjithashtu takim edhe me ministrat të vendeve të ndryshme të pranishëm në këtë Samit.
