Show Biz
Kjo është e vërteta rreth ndarjes së Adrian Gaxhës dhe Luana Vjollcës
28.03.2016 14:47
Për lidhjen e mëhershme të këngëtarit Adrian Gaxha me bukuroshen super seksi Luana Vjollca, është komentuar gjerë e gjatë...

Ndërsa për ndarjen e tyre ka folur vetë Adriani i cili e ka mohuar se janë ndarë shkaku i largësisë, duke qenë i bindur se një lidhje mund të funksionoi edhe larg njëri tjetrit vetëm se duhet ta kenë drejtimin e ngjashëm.
I ftuar në Expres Rozë, ai ka thënë se me ish të dashurën e tij janë ndarë si çdo çift tjetër që e ka fillimin ashtu edhe fundin, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Nuk e di. Është pak temë e vjetër edhe vetë i kom harru tash, si çdo lidhje e ka fillimin, mundet me pas edhe fundin. Lidhja jem e vjetër e ka marrë fundin. Thjesht si çdo çift si çdo njeri”, është shprehur Gaxha duke shtuar se:
“Gjithcka mundet, krejt varet prej vetë njeriut. S’ka diçka qe smundet. Kilometrat janë vetëm kilometra, asgjë nuk ndryshon. Dy veta mujn me kon edhe afër njëri tjetrit dy santin largësi por nëse nuk e kanë atë drejtimin e ngjashëm ajo lidhje asnjëhere nuk mundet me funksionu”, ka thënë Gaxha.
Ai gjithashtu ka treguar se jetën e tij private gjithmonë është mundu me e mbajt të fsheht, duke mos dhënë detaje dhe duke mos e shfrytëzuar si diçka me të cilën mundet ta arrijë ‘famën’. Këtë ai e sheh si apsurde, transmeton lajm.
“Jetën private gjithmonë jam mundu me majt sa ma të msheft. As nuk jom mundu asnjëher që me jetën teme private me bo famë. Çdo kush e ka te drejtën e vetë, sidomos femra, asnjëhere mashkulli nuk duhet me keqpërdor atë punen e lidhjes për punën e vet. Mu ka dok apsurde, dhe asnjëhere nuk e kom përdor lidhjen ose najnjo prej lidhjeve të mija haptas. Nuk kom leju senet të bohen publikisht”.
Adrian Gaxha njihet si një këngëtar shumë i suksesshëm, ndërsa e ka mohuar se është më i pasuri në Maqedoni, ashtu si është përfol gjerë e gjatë, ndërsa Luana Vjollca vazhdon të jetë femër shumë e adhuruar dhe tërheqëse, si këngëtare dhe prezantuese.
Mirëpo, që të dy vazhdojnë të jenë single, të paktën nuk kanë deklaruar ende ndonjë lidhje të mundshme./zhurnal
