Maqedoni
Zhernovski: nuk e kam idenë ku janë përmendoret shqiptare
28.03.2016 15:09
Kreu i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka akuzuar partitë në pushtet se po keqpërdorin për përfitime politike tre përmendoret shqiptare...

Kreu i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka akuzuar partitë në pushtet se po keqpërdorin për përfitime politike tre përmendoret shqiptare që duhet të vendosen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Sipas tij, në bazë të marrëveshjes, transporti dhe vendosja e përmendoreve bëhet nga kompania që ka marrë pjesë në ndërtimin e përmendoreve dhe jo komuna Qendër.
“Në datën kur ka filluar fushata e viti 2013 është bërë marrëveshje për shtyrjen e afatit për vendosjen e përmendoreve. Më pas, me ndërrimin e qeverisjes në komunën Qendër, filloi të bëhet presion për vendosjen e tyre. Komuna Qendër as që e di dhe as që duhet ta dijë se ku janë ato përmendore”- deklaroi kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
Ai sqaroi se ka kontradiktë në mes vendimit të Qeverisë dhe marrëveshjes me kompaninë, dhe se është e qartë se kjo bëhet për qëllime politike.
Sipas tij, Qeveria ka kërkuar që komuna të bëjë transportin dhe vendosjen e përmendoreve, edhe pse nuk është e obliguar.
GAZMEND REXHEPI
