Legalizimi i ndërtimeve pa leje, afati për dorëzim të kërkesave deri të enjten

28.03.2016 15:41

Afati për parashtrimin e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje skadon të enjten...

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje u mundësua të parashtrojnë kërkesë për legalizim deri më 31 mars në komunat ku është ndërtuar objekti.

Kusht është që objekti që është lëndë e legalizimit të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011.

Kërkesat për legalizim deri të enjten do të mund të parashtrojnë edhe ndërmarrjet që kanë objekte infrastrukturore,optike, kabllo të bakrit, ujësjellës dhe infrastrukturë tjetër.

Për kërkesat e reja është përcaktuar afat për elaborate gjeodezike deri në fund të vitit të ardhshëm. Me këtë do të kompletohet dokumentacioni dhe komunat do të mund t’i përzgjedhin lëndët. Vazhdon edhe mundësia që kategoritë e ndjeshme sociale të marrin elaborate falas.

Deri tani janë përpunuar 5.300 elaborate falas për qytetarët e këtyre kategorive sociale. Prej fillimit të procesit të legalizimit, që filloi në vitin 2011, deri më tani status ligjor morën 147.000 objekte të ndërtuara pa leje.

Në afatin e mëparshëm, prej më 2 mars deri më 3 shtator 2011, u parashtruan 360.000 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje.