Maqedoni
KPP vlerëson negativisht raportin e Janevës, Anevski: Po nuk erdhi Janeva, nuk ia japim lëndët
28.03.2016 17:27
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka shqyrtuar sot kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për të marrë nën kompetencë lëndën ”Magjar Telekom” dhe rastin me Zoran Verushevskin...

Këshilli i Prokurorëve kërkon që prokurorja Janeva të paraqitet në mbledhje të Këshillit dhe të arsyetojë kërkesën e saj mbi baza të çfarë arsyeje i kërkon këto lëndë.
Sipas kryetarit të Këshillit, Petar Anevski, kërkon që Janeva të jetë prezente në mbledhjen e radhës më 30 mars për të arsyetuar kërkesën e PSP-së, ndryshe Këshilli do të refuzojë kërkesën e saj.
Sa i përket pyetjes së gazetarëve për shqyrtimin e raportit gjashtëmujorë të PSP-së, Anevski është përgjigjur se ky raport është shqyrtuar dhe vlerësuar negativisht.
