Mbrojtje e ambientit dhe urbanizmi

28.03.2016 17:57

Departamenti për planifikim hapësinor, urbanizim dhe mbrojtje të ambientit pranë BDI-së ka organizuar debat me përfaqësues institucionesh, sektorin civil dhe grupe të interesit, për të dëgjuar mendimin e tyre në këto lëmi...

Një pjesë e propozimeve që dalin në këtë debat do të përfshihen në platformën 2016-2020 të BDI-së.

“Kemi ftuar të gjitha palët, kemi ftuar edhe shumë organizata joqeveritare, gjithashtu kemi ftuar edhe grupe të interesit të cilët merren me këtë çështje, në mënyrë shumë transparente të bisedojmë dhe të marrim sugjerime prej tyre, në mënyrë që kjo të jetë pjesë përbërëse e platformës së BDI-së, platforma 2020. Kontributi i tyre do të jetë i mirëseardhur për arsye se qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të vazhdojë, që të jemi në kontakt me çdo profesionist, me çdo palë e cila ka mundësi të kontribuojë në hartimin e kësaj platforme qeverisëse 2016-2020”- deklaroi ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.

Izairi sqaroi se debati është përqendruar në mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen e ujërave, për çështjen e furnizimit më ujë, për çështjen e trajtimit të mbeturinave, trajtimit të ujërave të zeza, për planifikim hapësinor, planifikim urbanistik dhe theks të veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të ajrit ambiental në nivel të shtetit. (Gyltene Sinani, TVM2)