Sulmet në Bruksel, lirohet për mungesë faktesh Faycal Cheffou
29.03.2016 17:10
Policia belge la të lirë për mungesë faktesh Faycal Cheffou, i cili ishte i arrestuari i vetëm për sulmet e Brukselit...

Fillimisht mediat ndërkombëtare raportuan se ishte ai “njeriu me të bardha”, që ecte krah dy terroristëve në aeroportin e Zaventemit.
Arrestimi i gazetarit u bë të enjten në kryeqytetin belg. Akuza kundër tij ishte: “pjesëmarrje në grup terrorist” dhe “vrasje terroriste”.
Por, policia belge publikoi pamjet e kamerave të sigurisë të të dyshuarit të tretë në sulmin në aeroport, i cili ende nuk ka një emër dhe vazhdon të identifikohet si “njeriu me të bardha” apo “njeriu me kapele”.
