Maqedoni
Vazhdim i dy seancave kuvendore
29.03.2016 09:03
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë dy seanca dhe atë seancën e 97-të dhe 99-të...

Në suaza të seancës së 99-të pritet deputetët ta fillojnë debatin për Raport për aktivitetet e Prokurorisë publike për shkeljen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve për periudhën prej gjashtë muajve (për periudhën nga 15.09.2015 deri më 15.03.2016). Raporti i prokurores speciale është pika e rendit të ditës të kësaj seance.
Deputetët e kësaj seance duhet të shprehen për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të natyrës, të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, sipas procedurës së shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë penale, sipas procedurës së shkurtuar.
Kësaj seance i ka paraprirë vazhdimi i seancës së 97-të në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për ndryshime të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar./Mia
