Maqedoni

Aktivitetet për reformat urgjente para Këshillit kombëtar për eurointegrime

29.03.2016 09:27

Projekt-plani i aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i përgatitur në bazë të Listës së prioriteteve...

Projekt-plani i aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i përgatitur në bazë të Listës së prioriteteve urgjente reformuese për Republikën e Maqedonisë (qershor 2015) sot është në rend të ditës të Këshillit kombëtar kuvendor për eurointegrime.
 
Deputetët dhe anëtarët e tjerë të Këshillit kombëtar do të debatojnë për aktivitetet e planifikuara si rezultat i prioriteteve urgjente reformuese, që dolën nga Raporti i KE-së për Maqedoninë dhe nga Marrëveshja e Përzhinos.
 
Në Kuvend sot seanca do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa në rend të ditës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vepra penale, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë, të parashtruar nga: Svetllana Jakimovska dhe Musa Ibrahimi./Mia