Maqedoni
Ndërprerje njëorëshe e qarkullimit në rrugën Koçan-Shtip
29.03.2016 10:23
Komunikacioni në rrugën Koçani-Shtip tek fshati Obleshevë, do të jetë në ndërprerje nga ora 11:00 deri në orën 12:00...

Komunikacioni në rrugën Koçani-Shtip tek fshati Obleshevë, do të jetë në ndërprerje nga ora 11:00 deri në orën 12:00 sot për shkak të protestës së popullatës vendore, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - krahu Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Koçanë - Dellçevë dhe Resnjë - Bukovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./Mia
