Maqedoni

Studentët e Maqedonisë për të katërtën herë me radhë do të punojnë në sfidat e vendosura nga NASA

29.03.2016 11:31

Studentët e Maqedonisë për të katërtën herë me radhë do të jenë pjesë e garës globale të NASA-s...

Studentët e Maqedonisë për të katërtën herë me radhë do të jenë pjesë e garës globale të NASA-s dhe do të kenë mundësi të ofrojnë zgjidhje për disa nga problemet globale me të cilat përballet Toka dhe Hapësira.
 
Gara në Maqedoni do të mbahet nga data 22 e deri më 24 prill në organizim të kompanisë Amerikë-Maqedoni "Njumens biznis akcelerator".
 
Ekipet do të punojnë  në sfidat lidhur me aeronautikën, planetin Tokë, pikat hapësinore, rruga deri në Mars, sistemi solar dhe teknologjia hapësinore.
 
Paraqitja e ekipeve të cilat duan të marrin pjesë do të zgjasë deri më 17 prill.
 
"Kjo garë është hapur për studentët e programimit dhe disenjit, por edhe për ato të shkencave natyrore - biologjisë, kimisë, fizikës, gjeografisë, si dhe për shkencat tjera shoqërore,  sepse bëhet fjalë për tematikë komplekse  ku nevojiten njohuri  nga më shumë fusha dhe posedim të më shumë shkathtësive për prezantimin e projektit. Ekipet më të mira do të kenë mundësi  të hyjnë në Programin evropian për  akselerim të projekteve, e cila do t'u ndihmojë t'i realizojnë projektet e tyre", thotë Anita Kirkovska, organizatore kryesore e ngjarjes në Maqedoni.
 
Këtë vit "Njumens biznis akcelerator" është orgnaizator i garës edhe në luginën e Silikonit, ndërsa përfshihet edhe si bashkëorganizator në San Francisko dhe Los Anxhelos, me çka pjesëmarrësve nga Maqedonia u jepet mundësi të bashkëpunojnë dhe të krijojnë ekipe së bashku me pjesëmarrësit nga këto tre lokacione./Mia