Maqedoni
Dashmir Saiti, përmbarues i ri në Tetovë
29.03.2016 13:15
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, ka emëruar Dashmir Saitin si përmbarues të ri në territorin e Gjykatës Themelore në Tetovë...

Ministri Jashari në këtë rast uroi përmbaruesin e ri për detyrën e re që po merr, duke i dëshiruar suksese në punë si dhe efikasitet në të gjitha sfidat me të cilat do të përballet në këtë profesion, duke potencuar gjithashtu se profesioni i përmbaruesit është mjaftë me perspektivë për çdo jurist.
“Me emërimin e Dashmir Saitit rritet edhe numri i përmbaruesve shqiptarë”, thuhen në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
