Maqedoni
Menaxhimi i mbeturinave, 3.6 milionë euro nga fondet e BE-së
29.03.2016 13:25
Ministria e Ambientit Jetësor vazhdon projektet për përmirësimin e ambientit jetësor dhe me menaxhimin e mbeturinave, financuar nga fondet evropiane...

Në kuadër të programit operativ për zhvillimit rajonal për përmirësimin e infrastrukturës së mjedisit jetësor, Ministria e Ekologjisë vazhdon me implementimin e vendosjes së sistemit të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturat në katër rajonet e vendit.
“Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është të arrihet sistem i integruar, i qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Shkupit, Vardarit, Pellagonisë dhe Jugperëndimit. Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 3, 6 milionë euro dhe me zbatim të të njëjtit do të përgatitet dokumentacion i domosdoshëm i projektit për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm”- deklaroi ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
“Ky është një proces i gjatë, kompleks, me kosto, i cili kërkon udhëheqës stabil operativ. Inkurajoj udhëheqësit rajonal që menaxhojnë me mbeturinat, që në mënyrë të plotë të përfshihen në këtë projekt së bashku me ekipin e eksperteve, dhe e dyta është me rëndësi të kenë konsultim të gjerë më të gjithë palët përfshirëse në projekt, duke mos harruar edhe konsultimin e opinionin, me qëllim që të përmirësohet kualiteti ambiental”- tha Martin Klaucke nga delegacioni i BE-së.
Keqmenaxhimi me mbeturina sjell probleme sociale dhe ekonomike si dhe nga ana tjetër ndikon dukshëm në kualitetin e ujit dhe ajrit.
Bashkimi evropian do të vazhdojë të japë kontribut në projektet ekologjike, me qëllim që gjeneratave të reja t’ju sigurohet ambient i pastër, theksuan nga delegacioni i BE-së. Ky projekt pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2017.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
