Maqedoni
Qytetarë dhe firma nga Shkupi kanë borxh për ujë mbi 50 milionë euro
29.03.2016 16:02
Qytetarët e Shkupit i kanë borxh NP "Ujësjellës dhe kanalizim" rreth 38 milionë euro, ndërsa subjektet ekonomike të cilët punojnë në rajonin e Shkupit 15 milionë euro...

Këtë e potencoi drejtori i kësaj ndërmarrje publike Aleksandar Atanasov në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u bëri thirrje qytetarëve t'i paguajnë faturat në afatin e parashikuar.
Atanasov u bëri thirrje qytetarëve t'i paguajnë faturat në afatin e parashikuar dhe potencoi se pagesë të dobët ka në Saraj, Çair dhe në mjediset rurale rreth Shkupit.
Sipas tij ka përmirësim me pagesën dhe se për momentin janë në terren në Shuto Orizare ku presin, gjtihashtu, përmirësim të pagesës.
Në konferencën për shtyp informon se ndërtohet ujësjellës i ri në Shuto Orizare, investim me vlerë prej rreth tre milionë euro, ndërsa në të cilat ndërmarrja merr pjesë me 33 për qind ose 78 milionë denarë të cilat këtë vit do t'i investojnë në projekt. Ndërtimi filloi vitin e kaluar dhe deri tani janë kryer 45 për qind e punëve.
Konferenca për shtyp ishte me rastin e promovimit të uniformave të reja për punonjësit në sportele dhe inkasatorët./Mia
