Maqedoni
Qipro, merr fund pengmarrja e avionit egjiptian
29.03.2016 16:10
Mori fund pas gati pesë orësh historia e rrëmbimit të avionit egjiptian, i cili ishte nisur nga Aleksandria me destinacion Kajron...

Avioni i fluturimit MS181 me 81 pasagjerë në bord bëri ulje të detyruar në aeroportin “Larnaca” të Qipros.
Rrëmbyesi i tha pilotit se kishte një jelek me eksploziv në trup, por do të jenë zyrtarët që do të saktësojnë më vonë vërtetësinë e këtij fakti. Pas negociatave u arrit të liroheshin pengjet dhe historia e rrëmbimit të mbyllej me daljen e pengmarrësit nga avioni me duart lart.
Presidenti i Qipros deklaroi se nuk kemi të bëjmë me një rast terrorist. Kryeministri egjiptian tha se autoritetet do të marrin në pyetje pengmarrësin për të zbuluar motivin e këtij rrëmbimi, ndërkohë një zyrtar nga Qiproja hedh dyshime për gjendjen mendore të rrëmbyesit, duke shtuar se “mund të jetë me probleme mendore”.
