Ligji për mediat, LSDM me propozim/ligj, kërkon miratim me procedurë urgjente
LSDM-ka mbështetur propozim-ligjin për reformat në media të dorëzuar dje në kuvend nga 5 shoqata të gazetarëve...

Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzoi sot në kuvend propozim -ligjin për ndryshim të Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuele me procedurë të shkurtuar me kërkesë për seancë urgjente. Reformat në media dhe informimi profesional, në kohë dhe real i qytetarëve janë kusht për zgjedhje korrekte dhe demokratike, thonë nga LSDM.
"Për të pasur kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike duhet të zgjidhen edhe anëtarë tjerë të konstituuar, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe Këshilli i Radiotelevizionit të Maqedonisë. Ligji duhet të miratohet menjëherë, tërësisht të implementohet dhe të vlejë për zgjedhje të parakohshme parlamentare"- deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-¬së, Goran Sugareski.
LSDM mbështet parimisht propozimin e gazetarëve, pasi, sipas partisë së Zaevit, ai është në përputhje të propozimeve të bashkësisë ndërkombëtare. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
