Futboll

Neymar shkëlqen te Barcelona, por jo te Brazili

29.03.2016 17:05

Te Barcelona po shkëlqen dhe drejtuesit klubit blaugrana po bëjnë gjithcka për t’i rinovuar kontratën...

Te Barcelona po shkëlqen dhe drejtuesit klubit blaugrana po bëjnë gjithcka për t’i rinovuar kontratën, gjithsesi nuk ndodh e njëjta gjë edhe në kombëtaren braziliane me mediat e këtij vendi që kanë nisur ta kryqëzojnë, dhe më të drejtë pasi për emrin që ai ka duhet të mbajë një peshë të madhe te Selecao.
 
Bëhet fjalë për Neymar Jr, autorin e 46 golave në 70 takime me fanellën e 5-herë kampionëve të Botës. Nëse përpara disa vitesh Neymar, shkëlqente në fushë edhe me fanellën e Brazilit nuk mund të thuhet e njëjta gjë aktualisht, pasi që nga fillimi i  vitit 2015-të sulmuesi i Barcelonës numëron më shumë kartona sesa gola me Selecaon.
 
Në këtë mes dicka nuk shkon, madje gazeta “GloboEsporte” aludon se 24-vjecari nuk jep asnjëherë maksimumin në fushë kur aktivizohet me Brazilin, e kundërta e asaj që ndodh te Barcelona gjatë kësaj periudhe.
 
Nga 2015-ta e deri më sot Neymar ka marrë 5 kartona të verdhë dhe 1 të kuq në 10 ndeshje që ka zhvilluar gjithsej me skuadrën që drejtohet nga Carlos Dunga, ndërkohë që ka shënuar vetëm 4 gola.
 
Aktualisht Neymar duhet të ishte i grumbulluar me kombëtaren braziliane për ndeshjen ndaj Paraguait, por në sajë atij kartoni të verdhë që mori për një ndërhyrje të gabuar ndaj Fuciles në sfidën ndaj Uruguait, ai skualifikua me një ndeshje.
 
Në përfundim të atij takimi trajneri Dunga u përpoq t’i dilte në mbrojtje sulmuesit duke nënvizuar se veprimet e Neymar vinë si pasojë e faktit se kundërshtarët luajnë shumë ashpër ndaj tij.
 
Por pavarësisht deklaratave të numrit 1 të stolit, mediat në Brazil e kanë vendosur në qëndër vëmendjes duke e kryqëzuar.
 
Për “GloboEsporten”, Neymar te Brazili është një kopje e shëmtuar e atij futbollisti plot talent dhe klas që 24-vjecari përfaqëson kur mban veshur fanellën e Barcelonës.