Tenis

Murray eliminohet nga “Miami Open”

29.03.2016 17:06

Grigor Dimitrov eliminon Andy Murray-in. Tenisti bullgar bëri surprizën e madhe në raundin e 3-të të Miami Open...

Grigor Dimitrov eliminon Andy Murray-in. Tenisti bullgar bëri surprizën e madhe në raundin e 3-të të Miami Open duke nxjerrë jashtë turneut Masters që po zhvillohet aktualisht në Florida, numrin 2 të Botës.
 
Në fushën qëndrore në Crandon Park, Dimitrov triumfoi 2-1 me sete përballë Murray-it që humbi kështu një tjetër shans për të sfiduar serbin Novak Djokovic në finalen e një turneu Masters gjatë këtij viti.
 
Skocezi në fakt fitoi setin e parë në tibreak me rezultatin 7-1, por Murray u dorëzua përballë forcës së Dimitrov në dy setet pasardhëse duke i humbur ato me shifrat 4-6 e 3-6 dhe gjithë ndeshjen 2-1 me sete.
 
Dimitrov aktualisht i 26-ti në Botë do të ndeshet në raundin tjetër me francezin Gael Monflis, i cili nga ana e tij eliminoi në 2 sete uruguianin Pablo Cuevas.
 
I dha lamtumirën Masters-it të Miamit ndërkohë një tjetër tenist francez, pikërisht Jo Wilfried Tsonga, me numrin 9-t të Botës që u eliminua në set final nga spanjolli Roberto Bautista Agut pas një ndeshjeje spektakolare që zgjati 2 orë e 30 minuta. E pati të thjeshtë Kei Nishikori.
 
Tenisti japonez humbi vetëm 4 game në total në sfidën e tij përballë ukrainasit Alexander Dolgopolov. Nuk shpenzoi shumë energji as Milos Raonic me tenistin kanadez që mundi 2-0 me sete me shifrat 7-6( 7-3 në tiebreak) dhe 6-4, amerikanin Jack Sock.