Botë

Turqi, zjarr në kampin e refugjatëve, humbin jetën tre fëmijë, gjashtë lëndohen

29.03.2016 17:15

Tre fëmijë të refugjatëve sirianë humbën jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë djegur gjatë zjarrit në kampin e refugjatëve në afërsi të kufirit të Turqisë me Sirinë...

Agjencia “Anadollu” informon se zjarri ka shpërthyer sot në kampin i cili gjendet në afërsi të qytetit Derik në qarkun Mardin, në të cilin janë akomoduar rreth 20.000 refugjatë.
 
Arsyeja e zjarrit ende nuk është konfirmuar. Fëmijët, të cilët kanë humbur jetën, janë të moshës mes tre dhe tetë vjet. 
 
Mediat turke përkujtojnë se një fëmijë tjetër humbi jetën në kamp javën e kaluar gjatë një zjarri tjetër, i cili shkatërroi 21 tenda. 
 
Rreth 2,7 milionë refugjatë nga Siria shkuan në Turqi, që e bëri këtë vend me numër më të madh të refugjatëve në botë.