Sot miqësorja Luksemburg-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë fitore

29.03.2016 18:01

Skuadra shqiptare synon fitore në përballje me Luksemburgun, në mënyrë që të harron disfatën kundër austriakëve, edhe pse Shqipëria bëri paraqitje të mirë në atë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë...

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi në ndeshjen e Luksemburgun do të ketë testin e radhës për të parë formën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë kombin shqiptar në Evropianin 2016.

Kombëtarja shqiptare dje pasdite ka zbritur në Luksemburg, ndërsa mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para sfidës me Luksemburgun, skuadër kjo që për nga cilësia nuk është e nivelit te Shqipërisë.

Atmosfera tek kuqezinjtë është mirë dhe optimiste për të treguar performancë të mirë në miqësoren kundër Luksemburgut.