Maqedoni

OKM: Përparimi i shoqatave të konsumatorëve

30.03.2016 09:39

Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) sot organizon ngjarje...

Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) sot organizon ngjarje me temën "Shoqatat e konsumatorëve në sistemin për mbrojtje të konsumatorëve - drejtime për përparimin e pozitës së tyre në Republikën e Maqedonisë".
 
Në suaza të ngjarjes do të prezantohet edhe studimi me emër të njëjtë i përpunuar nga OKM me përkrahje të programit Civika Mobilitas, e cila identifikon sfida dhe ofron zgjidhje për kuptim të dispozitave të reja për shoqatat e konsumatorëve në korrnizë juridike, si dhe për përparimin e bashkëpunimit të tyre me autoritetet lokale dhe kombëtare dhe sektorin zyrtar në krijimin dhe zbatimin e masave për mbrojtje të konsumatorëve.
 
Qëllimi, sipas OKM-së, është që të përmirësohen mbrojtja, prezantimi dhe përfaqësimi i interesave të konsumatorëve siaps politikave dhe zgjidhjeve të BE-së dhe të kandidatëve-shtetëror për anëtarësim./Mia