Maqedoni
Në Shkup dje 14 aksidente, 11 të lënduar
30.03.2016 09:47
Në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 14 aksidente komunikacioni...

Në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 14 aksidente komunikacioni, prej të cilave tetë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona.
Ashtu siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Gjashtëdhjetë e katër shoferë nuk i kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe tre shoferë nuk i kanë rrespektuar rregullat për përparësi kalimi të këmbësorve në vendkalimet e shënuara për këmbësor.
Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose sërish, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 72 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Liria" dhe "Tefejyz" që gjenden në komunën e Çairit./Mia
