Botë

Kanada, rrëzohet një avion privat, vdes ish-ministri dhe gjashtë persona

30.03.2016 09:59

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në një ishull në brigjet lindore të Kebekut, Kanada...

Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se avioni është rrëzuar kur po i afrohej aeroportit “Iles-de-la-Madeleine”.

Moti i keq me erëra të forta dhe dëborë duket se është shkaku kryesor i këtij aksidenti ajror me pasojë shtatë të vdekur.

Televizioni lokal TVA raportoi se mes viktimave është edhe ish-ministri i Transporteve, Jean Lapierre, i cili ka punuar edhe si analist politik për CTV-në dhe media të tjera kanadeze.