Maqedoni

Rreziku në Turqi, ShBA largon familjarët e personelit

30.03.2016 10:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan familjet e personelit të mbrojtjes dhe diplomatëve që të largohen nga jugu i Turqisë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë...

Familjet e personelit kanë nisur tashmë që të largohen nga provincat e Adanës, Izmirit dhe Muglës.
 
Komanda amerikane në Evropë tha se vendimi nuk ishte i përhershëm, por qëllimi është ulja e rrezikut ndaj personelit amerikan, përfshirë familjarët e tyre.
 
Turqia po lufton kundër militantëve kurdë në lindje, ndërsa përpiqet që të mos lejojë përhapjen e dhunës nga kufiri me Sirinë. 
 
Ndërkohë, raportet mes ShBA-ve dhe Turqisë janë në pikën më të ulët prej vitesh dhe një frikë e fortë fërkimi është reagimi i Uashingtonit dhe Ankarasë ndaj krizës në Siri.
 
ShBA-të kanë pesë mijë ushtarë vetëm në bazën e provincës Adana, ku, sipas njoftimeve, njerëzit janë të kërcënuar.